DIASPORA, pjesë e pandashme e regjistrimit

Dhjetëra ankesa dhe shqetësime kanë shprehur mërgimtarët në Alsat pas deklaratave të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, se diaspora do të evidentohet dhe nuk do të regjistrohet. Mërgimtarët kërkojnë sqarime nga institucionet se çfarë do të ndodhë me regjistrimin dhe si do të përfshihen në listën e regjistrimit, çfarë do të ndodhë me pronën e tyre për të cilat posedojnë fletë pronësi.

Marketing

Është shqetësuese, për shkak se pengon tek njerëzit… Ne i kemi pronat tona atje, jemi të atij vendi, kemi familjarët tonë atje. Duhet të kenë kujdes për deklaratat që i japin në media – deklaroi Përparim Sabriu, mërgimtar.

Enti shtetëror për Statistika qetëson diasporën. Zëvendësdrejtori i Entit, Ilmi Selami thonë se ligji është i qartë, se sikur popullata rezidente ashtu diaspora do të regjistrohen. Qëndrimet e Mickevskit i ka quajtur politike.Le të rrinë të qetë qytetarët. Ligji e thotë se edhe diaspora edhe popullsia brenda, ata regjistrohen dhe gjithmonë sipas ligjit do të numërohen si të tillë. Rezultatet do të dalin si të regjistruar jo si të evidentuar. Mickovski mund të bëjë evidentimin e anëtarëve të partisë së tij, të bëj evidentime të personave të ndryshëm e të gjërave të ndryshme. Por ajo që ka të bëjë me regjistrimin është se të dy këto kategori regjistrohen – u shpreh Ilmi Selami, Enti shtetëror për Statistika.

Në mbështetje të Entit të Statistikave ka dalë edhe, kryeministri Zoran Zaev, i cili deklaroi se Mërgata regjistrohet.

Nuk është në rregull që diaspora të na duhet atëherë kur duhet të na votojnë, e të mos na duhet kur na jep para, kur duhet ta regjistrojmë, kur u ndihmon amvisërive. Diaspora është popull i yni. Sot është jashtë, nesër do të jetë këtu. Mundet që nesër dikush prej nesh të jetë jashtë, ndërsa diaspora do të jetë këtu. Ai është populli ynë. Ne e regjistrojmë të gjithë popullin tonë pa dalim nëse është në shtëpi ose jashtë – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Edhe Ligji për Regjistrim për vitin 2021 por edhe metodologjia, e shpjegojnë qartë se popullsia jorezidente regjistrohet. Madje në Ligjin për regjistrim nuk ndodhet fare fjalia evidentim. Neni 6 i ligji për regjistrim saktëson qartë: Në Regjistrim do të përfshihen:

Neni 6 (Ligji për Regjistrim)
1. Personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa marrë parasysh nëse në momentin e Regjistrimit gjenden në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë vendit,
– shtetas të huaj që qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me leje qëndrimi dhe
– personat pa shtetësi që në momentin e zbatimit të Regjistrimit janë hasur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
2. Amvisëritë të personave nga paragrafi 1 i këtij neni;
3. Banesat dhe hapësirat tjera të banuara.
Në pikën 5 të Metodologjisë për Regjistrim, potencohen qartë tre kategori të cilat përfshihen në regjistrimin e vitit 2021.
Popullsia e plotë rezidente.
Popullsia jo e plotë rezidente.
Popullsia e plotë e regjistruar, e cila do të jetë kategoria që do I përshijë në një vend të gjithë qytetarët e regjistruar, pa dallim nëse janë rezident, ose diasporë.

https://alsat.mk/diaspora-pjese-e-pandashme-e-regjistrimit/