Të dielën 6.732.316 votues të regjistruar do të kenë mundësi të votojnë në Zgjedhjet Parlamentare në Bullgari. Bullgarët në RMV, të drejtën e tyre të votës do të mund ta shfrytëzojnë në Shkup, Shtip, Ohër, Manastir dhe Strumicë.
Në territorin e RMV-së, për të votuar janë paraqitur 328 persona. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor të Bullgarisë, për të votuar më shumë janë paraqitur në Ohër – 99, më pas në Strumicë dhe Shtip, në Shkup – 52 kurse në Manastir 51 – votues.
Maqedonasit tjerë që kanë të drejtë vote për shkak të posedimit të pasaportës bullgare, mund të votojnë në vendvotime në Bullgari. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë në Bullgari, rreth 66.000 maqedonas në dhjetë vitet e fundit kanë fituar pasaportë bullgare, kurse sipas ligjeve të atjeshme kanë të drejtë vote.