Trajnim për administratën sportive në Tetovë të organizuar nga komiteti olimpik i Maqedonisë

Në ambientet e Komunën së Tetovës, Komiteti Olimpik i Maqedonisë realizoi trajnim për administratën sportive. Ky trajnim u përkrah nga zv.drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, z. Avni Rustemi dhe Komuna e Tetovës.

Marketing

Zv. drejtori i ARS, Rustemi uroj që bashkëpunimi dhe partneriteti mes Agjencisë për rini dhe sport, Komitetit olimpik të Maqedonisë dhe vetëqeverisjeve lokale të strukturohet dhe më shumë për të zhvilluar interesin e tyre të përbashkët, sportin dhe infrastrukturën e sportit.

Në këtë trajnim u diskutua rreth menaxhimit dhe financimit të klubeve të sportistëve, për përmirësimin e infrastrukturës, standardit dhe zhvillimit të sportit dhe rekreacionit në vend, në çdo komunë pa perjashtim.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin drejtori i Komitetit Olimpik Daniel Dimevski, sekretari gjeneral Sasho Popovski , zv. drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Avni Rustemi, Kryetari i Këshilltari Komunal Bekim Mehmeti, udhëheqësi i sektorit të sportit pran Komunës së Tetovës Ahmet Qazimi, përfaqësues të klubeve të sportit, sportist, dhe përfaqësues të shkollave.