Në qytetin Gouda të Holandës i është vënë zjarri një xhamie e cila ishte duke u ndërtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Njoftohet se xhamia “Esselam” në ndërtim e Shoqatës Islame të Marokut u dogj nga një agresor 40-vjeç dhe se në xhami janë shkaktuar dëme.
Zv.kryetari i shoqatës, Farid Habibi në një deklaratë për AA dënoi sulmin e kryer ndaj xhamisë.
“Ndaj xhamisë tonë në ndërtim e cila ishte pothuajse pranë përfundimit u krye sulm në mënyrë të qëllimshme. Kjo është një ngjarje e tmerrshme. Besimtarët janë të frikësuar dhe të habitur”, tha Habibi.
“Jemi të lumtur që zjarri u shua në kohë pas denoncimit të bërë”, tha Habibi i cili shtoi se “Edhe pse dëmi nuk është shumë i madh për ne është një humbje e madhe dhe do të thotë zgjatje e procesit të ndërtimit”.
Ai vuri në dukje se janë ankuar në polici dhe se lidhur me ngjarjen ka filluar hetimi.
Ndërsa në një deklaratë nga Policia e Holandës thuhet se xhamia në ndërtim u dogj nga një person 40-vjeçar.
Njoftohet se denoncimi lidhur me zjarrin u bë mbrëmë në orën 03:00 sipas kohës lokale.
Denoncuesi theksoi se një person i paidentifikuar kishte hedhur një send në xhaminë në ndërtim dhe se më pas kishte shpërthyer zjarri.
Ndërkohë njoftohet se është arrestuar një person i cili ndodhej pranë xhamisë dhe i cili mbante aromë të djegur ndërsa lidhur me ngjarjen kanë filluar hetime.