ë hënën në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup do të fillojë vaksinimi masiv me vaksinën ruse “Spitnik V” – donacion nga Serbia. Tanimë janë caktuar edhe 3000 terminet e para për vaksinim të personave nga infrastruktura kritike, përkatësisht të punësuar në MPB, ARM, gazetarë dhe sektorë tjerë.
Gjithçka është gati që ky punkt të funksionojë pa probleme thotë ministri i shëndetësisë, Venko FIlipçe. Ai beson se edhe qytetarët do të shprehin interesim për t’u vaksinuar si rrugë e vetme për të ndryshuar gjendjen me pandeminë.
“Procesi i vaksinimit nëpër të gjitha punktet po shkon mirë. Dje u vaksinuan 1300 njerëz. Për të hënën këtu në këtë sallë janë caktuar rreth 3000 termine, që do të thotë se mesatarisht për fillim në tërë vendin do të vaksinohen rreth 4 mijë njerëz në ditë, ndërsa ky numër besojmë se për kohë të shkurtër do të arrijë në 7 mijë persona.”,- tha VENKO FILIPÇE nga MSh.
Apel për vaksinim të qytetarëve edhe nga personeli mjekësor.
“Apeli gjithsesi tek të gjithë qytetarët që kanë mundësi të vijnë të vaksinohen, sepse kjo është mënyra e vetme që të mund të mbrohemi, të mbrojmë veten, familjen dhe të afërmit tanë. Të gjitha vaksinat janë të sigurta, vetëm dallojnë për nga efikasitetit.”,- theksoi mjeku, Denis Jankullovski.