Ka dështuar në Kuvendin e Kosovës raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës ndodhen 82 deputetë, por vetëm 78 prej tyre morën pjesë në votim, teksa numri nuk mjaftonte për të bërë të mundur zgjedhjen e presidentit.
Sipas Kushtetutës të Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhen 80 vota, ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Kujtojmë se në garë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejtja.