Xhensila Myrtezaj mendon që të largohet nga Shqipëria, por ja çfarë i thotë Bes Kallaku

Bes Kallaku ëshë një ndër personazhet më të preferuar të publikut, i cili ka rrëmbyer zemrat e tyre me rolet karakteristike në spektaklet e humorit, por edhe me thjeshtësinë që e karakterzion.

Marketing

Ai ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, i cili ka realizuar një intervistë shumë të ndjerë, ku ka rrëfyer gjëra që nuk i dinim për të.Bes Kallaku ka folur për lidhjen shumë të ngushtë që ka me besimin e krishterë, por edhe sa shumë ai e do Shqipërinë.

Ndër të tjera, aktori ka treguar se në fakt Xhensila Myrtezaj i ka propozuar që të largoheshin nga Shqipëria, por ai nuk ka dashur të braktisë vendin e tij.

“Shqipëria është besimi im kryesor. Unë kam patur shumë raste që të iki dhe të le Shqipërinë. Në fakt Xhensila thotë që ta shohim si mundësi, sepse kemi miq jashtë, por unë e kam shumë të vështirë që të le vendin tim. Unë jam i krishterë dhe kam një lidhje shpirtërore që është At Zef Pëllumbi”, është shprehur Bes Kallaku.