Mbyllet edhe Kosova, këto janë masat e reja antiCOVID

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ora 15:00 do të mbajë mbledhje me ministrat, ku edhe do të merren masat e reja antiCOVID.

Marketing

Lajmi.net mëson se në mesin e tyre është ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Mbyllen qendrat tregtare nga 6 deri më 18 prill.

Shërbimet e gastronomisë mbyllën, lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “Take aëay”

Transporti publik lejohet të punojnë me 50% të kapacitetit.

Mbyllen fitneset, lejohen vetëm në ambiente të hapura.

Ndërkaq bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.