Zaev: Brenda javës zgjidhja për ligjin e nënshtetësisë

Kryeministri, Zoran Zaev, paralajmëron takim brenda javës me opozitën shqiptare Aleanca –Alternativa për gjetjen e zgjidhjes afatgjate për propozim ligjin e nënshtetësisë, me qëllim të zhbllokimit të pakos së pestë të masave ekonomike.

Marketing

Kryeministri thotë se paraprakisht do të konsultojë ministrat e kabinetit të tij qeveritar në marrjen e qëndrimit përfundimtar.

“Këtë javë do të mbajmë takim. Nesër mbrëma kam takim përfundimtar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Drejtësisë dhe institucione të tjera përkatëse, që të konstatojmë atë që ishte obligim i yni nga takimi i parë, për pranimin e sugjerimeve nga dy partitë opozitare, Aleanca dhe Alternativa. Më pas, të mërkurën, të enjten apo të premten, ta caktojmë takimin, ku normalisht pres të gjejmë zgjidhje afatgjate për marrjen e shtetësisë.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.