“Pasaportat e bosëve”, arrestohen nëntë policë

9 policë janë burgosur në lidhje me pretendimet se në mënyrë joligjore kanë dhënë dokumente udhëtimi të falsifikuara dhe dokumente të tjera personale për kriminelë nga Ballkani. Operacioni vazhdon, ndërsa siç zbulohet ka zgjatur për një periudhë, në bashkëpunim me Interpolin dhe me organet hetimore amerikane. Njoftimi i djeshëm nga ana e opozitares VMRO-DPMNE-së se pasaporta u janë dhënë rreth 200 personave, në mesin e të cilëve edhe dilerëve të njohur të drogës në rajon, për partinë në pushtet LSDM është “sabotim” i operacionit policor.

Marketing

Janë burgosur 9 zyrtarë të policisë, ndërsa jozyrtarisht nga MPB-ja zbulohet se opercioni vazhdon edhe sot me bastisje në lagjen Gazi Babë të Shkupit dhe në pjesë të tjera. Të burgosurit, siç pohohet, kanë qenë pjesë e rrjetit për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit dhe të dokumenteve të tjera, ndërsa janë ndjekur dhe janë grumbulluar prova për veprimet e tyre joligjore për më shumë se një vit.

MPB

“Janë burgosur 9 persona. Aksioni vazhdon. Pas përfundimit do të publikohen më shumë detaje.”

Marketing