Shkolla e mesme “Pançe Karagjozov” sot shënon 76 vjet ekzistencë, si shkolla e parë e mjekësisë në vendin tonë. Në ditën e patronazhit, shkollën e vizitoi Kryetari Petre Shilegov
– Sot, në Ditën e Shëndetit, jemi në shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” dhe në mënyrë simbolike shënojmë 90 vjet të ekzistencës të drejtimit teknik mjekësor në Maqedoni, por edhe 76 vjet të ekzistencës së shkollës së mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov”. Në kushte të këtilla të pandemisë botërore, të paktën e kuptuam thelbin e shëndetit të njeriut, dhe e kuptuam shëndetin si përparësi. Jam krenar që Qyteti i Shkupit në tri vitet e kaluara këtu, në këtë shkollë të mesme, ka investuar gjithsej 54 milion denarë – i kemi rinovuar plotësisht dyshemetë, dyert e klasave, e kemi rregulluar plotësisht terrenin e ri sportiv sipas të gjitha standardeve, e kemi rregulluar edhe oborrin e shkollës, dhe LED ndriçimin. Kur situata të normalizohet, pres që të na kthehen përsëri nxënësit vitin e ardhshëm shkollor. Bëhet fjalë për 2.400 nxënës të cilët janë në 5 drejtime të ndryshme, të shpërndarë në 76 paralele, dhe të cilët do ta gjejnë shkollën e rinovuar – tha sot kryetari Shilegov.
Ai shtoi se imperativ i tij si kryetar është të investojë në infrastrukturën arsimore të qytetit, për të përmirësuar cilësinë e të mësuarit dhe qëndrimin e nxënësve.
– Pandemia do të kalojë, ndërsa nxënësit në shkollat e mesme të Shkupit do të hyjnë në ambientet e rinovuara – theksoi Shilegov.