“Hapet paralelja e parë e mjekësis në SHMQSH – Saraj “

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti dhe drejtori i ShMQSH “Saraj“ Bedri Gjureci bënë përurimin e paraleles së re për mjekësi dhe ndanë 7 Vendime të përhershme pune për punonjësit e Shkollës së Mesme “Saraj“.
Duke pasur parasysh tregun e punës dhe interesimin e nxënësve të komunës së Sarajit, ishte më se e nevojshme hapja e profileve të reja konkretisht të drejtimit shëndetësor – motër medicinale. Në vitin shkollor 2021/22 do të fillojë edhe paralelja e parë e mjekësis në shkollën e mesme “Saraj“.
Kryetari Blerim Bexheti theksoi se: “Pedagogët kanë një detyrë dhe obligim shumë të vështirë, sepse mësimdhënia kërkon përkushtim të madh. Arsimimi i gjeneratave të reja, tha kryetari Bexheti, është vendimtare sepse arteria kryesore e një shoqërie për të ecur përpara janë gjeneratat e reja që duhet të edukohen në mënyrën më të duhur“.
Falë angazhimit të Komunës së Sarajit, drejtorisë së shkollës, Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, u arrit të përmbyllet procedura që të gjithë pedagogët nga Shkolla e mesme të kenë vendime të përhershme të punës.
Edhe mësimdhënësit që u pajisen me vendime pune, shprehen mirënjohje dhe respekt për kryetari për mbështetjen e dhënë.

Marketing