Pasqyrohen rrezet X të dërguara përpara 15 vitesh nga NASA në Uran

Rrezet e para X nga Urani janë kapur nga teleskopi ‘Chandra’, një zbulim që mund t’i ndihmojë shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth këtij planeti gjigand të akullit.

Studiuesit e NASA-s patën një pamje të qartë të rrezeve X ,të cilat i kishin dërguar në planetin e Uranit që në vitin 2002 por që i analizuar vetëm kohët e fundit kur këto rreze u pasqyruan(pra rreth pesëmbëdhjetë vite më vonë).

Kështu, këto rreze ofrojnë pamjen e Uranit të vitit 2002 por sërish i japin një ndihmë shumë të madhe eksplorimit të planetit në fjalë i cili për ne është ende një mister. Urani është planeti i shtatë nga Dielli dhe ka dy grupe unazash rreth ekuatorit të tij.

Marketing

Meqenëse ‘Voyager 2’ ishte e vetmja anije kozmike që fluturoi ndonjëherë nga Toka drejt Uranit, astronomët aktualisht mbështeten te teleskopët shumë më afër Tokës, si Chandra dhe Teleskopi Hapësinor Hubble, për të mësuar në lidhje me këtë planet të largët dhe të ftohtë që përbëhet pothuajse tërësisht nga hidrogjen dhe helium.