Ndërsa tregu i kriptomonedha nuk po di të ndalet, 9 investitorë të industrisë crypto i janë bashkuar listës vjetore të 35 miliarderëve të Forbes.
Sam Bankman-Fried dhe Michael Saylor janë në mesin e emrave të rinj të kësaj liste ndërsa CEO i Binance Chanpeng Zhao gjithashtu ju bashkua listës.
Bankman-Fried është më i pasur me 8.7 miliardë dollarë pasuri dhe është CEO i FTX. Ndërsa pasuria e CEO të Coinbase Brian Armstrong është rritur nga 1 miliardë dollarë vitin e kaluar në 6.5 miliardë dollarë sot duke mbajtur vendin e dytë.
Announcing Forbes’ 35th Annual World’s Billionaires List — The Richest in 2021 #ForbesBillionaires https://t.co/Sc7ie8JlQI pic.twitter.com/YniOjfZwSi
— Forbes (@Forbes) April 6, 2021
Edhe institucione të tjera si Hurun Research kanë rënditur Fried dhe Armstrong njëlloj në vendin e parë dhe të dytë për nga pasuria.
Vendin e tretë e zë themeluesi i Ripple Chris Larsen i cili aktualisht është i përfshirë në një betejë ligjore me autoritetet Amerikane me vlerë 1.3 miliardë dollarë. Ai ka një pasuri prej 3.4 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian