Të kesh një buzëqeshje të bardhë mund të jetë një punë e shtrenjtë,por zbardhuesit e ashtuquajtur “natyralë” janë shndërruar në një çmenduri interneti. Shumë uebsajte janë të përkushtuara për fruta,erëza dhe vajra,për të cilat premtojnë se do t’ju dhurojnë një buzëqeshje Hollivudiane.Por,a munden në të vërtetë metodat natyrale të zbardhin dhëmbët tuaj? Përgjigjen e jep Dr.Uchenna Okoye,drejtor i Klinikës së grupit ‘Buzëqeshje Dentare’ në Londër.
DREDHËZAT
Pohimet: Ndrydheni një dredhëz, lyeni brushën me të dhe pastroni dhëmbët me kujdes. Për dy javë dhëmbët tuaj do të jenë më të bardhë. Vendimi i dentistëve: E vërtetë: Dredhëzat përmbajnë acidin citrik, që largon sipërfaqet e dëmshme nga dhëmbët. Pra, zgjidheni dredhëza të ndrydhura, vendosini në dhëmbët tuaj dhe sikur që largohet një lëkurë e dëmtuar po ashtu zhduket edhe papastërtia nga dhëmbët.
PLUHUR I SHAFRANIT TË INDISË
Pohimet: Përzieni gjysmë luge pluhur shafran të Indisë me disa pika ujë dhe i përzieni për të formuar një pastë. Vendoseni në brushën e dhëmbëve dhe shpëlani dhëmbët. Vendimi i dentistëve: Gabim: Kjo është një recetë katasrofale. Të gjitha erëzat shtonë njollat, por erëza e verdhë, në këtë rast shafrani, është më i keqi. Larg nga të zbardhurit e dhëmbëve tuaj, përdorimi i shafranit vetëm sa do t’i mjegullojë ata.
PALCA E PORTOKALLIT
Pohimet: Pjesa e bardhë e lëvores së portokallit, midis sipërfaqes dhe mishit të frytit, përmban “d-limonene”, e cila ndihmon në heqjen e njollave nga dhëmbët tuaj, pasi ta keni përdorur për tri javë rresht. Vendimi i dentistëve: Gabim: Këshilla që japin dentistët është që të kenë kujdes me lëngjet e frutave dhe këshillojnë t’i pini me kashtë. Pra, ky pohim është në kundërshtim me vendimet shkencore. Lëngu i acidit citrik jo që zbardh, por në fakt i dëmton dhëmbët.
LËVORJA E BANANES
Pohimet: Niveli i lartë me kalium, magnez dhe mangan në banane mund të ndihmojë në largimin e njollave prej dhëmbëve. Thjesht qërojeni një banane dhe me pjesën e brendshme të lëvores fërkoni dhëmbët. Vendimi i dentistëve: E vërtetë: Kjo ndodh edhe nëse e fërkoni lëkurën tuaj, duke hequr disa nga njollat prej lëkurës. Megjithatë, është ide e mirë që të hani banane e më pas dhëmbëve t’ju dhuroni një shpëlarje të shpejtë me lëvoren e saj.
UTHULLA E MOLLËS
Pohimet: Shpëlarja e dhëmbëve me uthull molle (të përzier me dy pjesë ujë) dhëmbët tuaj do t’i bëjë më të bardhë dhe do t’i mbrojë mishrat nga bakteret. Vendimi i dentistëve: Gabim: Mundet të ketë sukses te pastrimi i organizmit nga brenda, por sa u përket dhëmbëve është një acid, kjo i dëmton dhëmbët. Kjo bën që smalti në dhëmbët tuaj të jetë më pak rezistent ndaj dëmtimeve.
VAJI I KOKOSIT
Pohimet: Një recetë 3000 vjeçe, për pastrimin e dhëmbëve, thotë të shpëlani me një lugë vaj (zakonisht kokosi, susami ose ulliri) në gojën tuaj për 20 minuta çdo mëngjes. Vendimi i dentistëve: Gabim: Nuk ekziston asnjë fakt shkencor se “shpëlarja me vaj” do të zbardhojë dhëmbët, e madje se do t’i heqë bakteret. Është e mundur që akti i shpëlarjes mundet të heqë disa baktere nga goja, por se i zbardhë dhëmbët nuk ka asnjë fakt shkencor.