Bekteshi: Kuvendi do të zhbllokohet javën e ardhshme

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është shprehur optimist, se në fillim të javës së ardhshme do të zhbllokohet Kuvendi.

Marketing

Me këtë, ai është shprehur i bindur, se do të miratohen ligjet për pakon e pestë anti-krizë.

“Presim që në fillim të javës së ardhshme të debllokohet Kuvendi dhe të miratohet Ligjet nga pakoja e 5 e masave, me të cilat është paraparë realizimi i pagave për punëtorët për muajin shkurt dhe mars”, tha Bekteshi në Televizionin “Sitel”, transmeton TV21.

Ka bërë thirrje deri te sipërmarrësit, të mos i lëshojnë punëtorët nga puna, pasi ndihma do të arrijë së shpejti.