Miss Kosova e shpallur në vitin 2008, Zana Krasniqi ka bërë që sërish t’i rikthehet vëmendja.
Modelja e njohur shqiptare është njohur për vite me radhë për bukurinë e saj natyrale e cila ia mundësoi edhe zgjedhjen miss vite më parë.
Edhe pse asokohe e angazhuar në botën e showbizzit ajo është distancuar vitet e fundit duke iu përkushtuar më shumë familjes.
E së fundi, është rikthyer me një set fotografik të realizuar nga fotografi Artan Korenica duke venë në pah bukurinë e saj të pakrahasueshme.
Në profilin zytar në Instagram publikoi imazhet në të cilat mori komente të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e saj duke e konsideruar edhe ikonë të bukurisë.
Theksojmë se, Zana është e martuar dhe nga martesa e saj ka tre fëmijë dhe pikërisht angazhimi me familjen e ka distancuar nga bota e showbizzit për vite më radhë.