Mitko Çavkov dhe katër të burgosur të tjerë infektohen me COVID-19

Pesë persona të dënuar, në mesin e të cilëve edhe ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, që janë të vendosur në Burgun e Shtipit, janë infektuar me coronavirus.

Marketing

Këtë për “sdk.mk” e kanë konfirmuar nga Burgu i Shtipit, prej ku thonë se të infektuar janë edhe tre të punësuar.

“Për momentin në Burgun e Shtipit ka tre punonjës pozitiv dhe pesë të dënuar. Pesë të dënuarit janë të vendosur në dy hapësira të veçanta dhe të ndarë nga të dënuarit tjerë”, tha drejtori Miki Todorov.

Çavkov dënimin me burg e vuan në qeli të mbyllur dhe thuhet se është infektuar nga ndonjë i punësuar, pasi nuk ka të drejtë të shfrytëzojë fundjavë të lirë.

Dje në burg janë testuar edhe disa të burgosur tjerë, për të parë nëse virusi përhapet më shumë.