Titan dhe teknologji 3D, protezat e së ardhmes

Përparimet e teknologjisë moderne brenda fushës mjekësore janë magjepsëse por ende,në raste të caktuara ,mungesa e produkteve mjekësore që përshtaten me trupin e secilit prej pacientëve sipas nevojave të tyre, mund të shkaktojë efekte anësore negative( për njerëzit që kanë nevojë për implantime, proteza ose pajisje të tjera fikse) .

Teknologjia e printimit 3D e kombinuar me titan, metalin e së ardhmes, do t’i ndryshojnë të gjitha. Kjo, fal shkencëtarëve suedez të cilët i kombinuan së bashku dhe gjetën një zgjidhje.

Aksidentet kërcënuese për jetën, dëmtimet vertebrale, gjendjet kronike osteopatike etj , të gjitha mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme. Pasojat mund të jenë të dhimbshme, dobësuese dhe madje fatale. Titani është një nga metalet e paktë që pranohet nga trupi i njeriut. Printimi 3D, i shoqëruar me materiale si titani, demonstron potencialin e tij si teknologji e prodhimit të industrisë mjekësore për zgjidhjet që ndryshojnë jetën. Ato janë lehtësisht të punueshme në bazë të kërkesës dhe nevojës së gjithsecilit, pa gabuar, duke i dhënë hov mjekësisë por edhe siguri pacientëve.

Marketing

“Titanium ka veti të shkëlqyera dhe është një nga metalet e paktë të pranuar nga trupi i njeriut, ndërsa shtypja 3D mund të japë shpejt rezultate për një industri ku veprimi i shpejtë mund të jetë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes”, thotë Dr. Harald Kissel, Menaxher i R&D në Sandvik.

“Nëse një pacient ka një aksident të rëndë, që shkatërron zona të tilla si kafka ose shpina pa u riparuar, thjesht nuk ka kohë për tu siguruar që proteza do të përshtatet në mënyrë korrekte. Në vend të kësaj, njerëzve u jepen zgjidhje që funksionojnë, por nuk janë bërë me porosi saktësisht për trupat e tyre, ”shpjegon Harald Kissel. Kjo tashmë do të ndryshojë përgjithmonë. /PCWorld Albanian