Selami me informatë të rëndësishme për regjistrimin e diasporës

Zv. drejtori I Entit Shtetëror për Statistika Ilmi Selami sqaron dilemat e parashtruara në disa portale që kanë të bëjnë me regjistrimin e diasporës.

Marketing

Ja njoftimi i plotë:

Nj o f t i m:
Gjatë ditës së djeshme pati një artikull në një nga portalet për përdorimin e fjalës EVIDENTIM në Web faqen e Entit shtetëror për statistika e që e kishte futur në kontekstin e debatit të fundit të hapur lidhur me atë se Diaspora EVIDENTOHET apo REGJISTROHET.
Për ta patur më të qartë se për çka bëhet fjalë do ta shkruaj tekstin në tërësi:
” ЕВИДЕНТИРАНИ ЛИЦА ПРЕКУ АПЛИКАЦИЈАТА ЗА САМОПОПИШУВАЊЕ, СОСТОЈБА НА ДЕН….”
Tekst ky që në esencë nënkupton: Evidencë ditore të personave të regjistruar në bazë të aplikacionit për vetëregjistrim.
Por, me qëllim për t’a evituar kontekstin eventual të debatit që është hapur lidhur me atë nëse Diaspora REGJISTROHET apo EVIDENTOHET, për t’a mënjanuar edhe shkasin më të vogël që mund të keqpërdoret për qëllime të ndryshme dhe për të mos ushqyer frustracione të disa individëve, politikanëve, grupeve të caktuara të interesit, E NDRYSHUAM TEKSTIN SI NË FOTOGRAFINË MË POSHTË!
Me këtë tekst janë adaptuar edhe tekstet e përkthyera në gjuhën shqipe dhe anglishte.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Me respekt! ❤