Me 5 prill të këtij viti në fshatin në fshatin Gradicë të Drenasit ka ndodhur një tragjedi. Në pyllin e këtij fshati i vdekur ka mbetur një 15 vjeçar, ndërkaq i plagosur rëndë është babai i tij, Bekim Muja.
15 vjeçari i vrarë është varrosur dje gjatë ditës në fshatin e lindjes, ndërsa babai i tij, Bekim Muja ndodhet në QKUK, ku është në gjendje koma.
Nga QKUK-ja kanë bërë të ditur se Bekim Muja ka lëndime shumë serioze në indin e trurit, gjegjësisht në kokën e tij.
Ndryshe Ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.
Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj). Njëti nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas, ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor.