Nga të gjitha platformat e media sociale, Pinterest është më i distancuari nga kultura e influencerëve që zakonisht vihet re në Instagram apo YouTube.
Por së shpejti mund të ndryshojë e gjitha. Në Shtator të vitit të kaluar kompania prezantoi Story Pins dhe profilet e krijuesve, dhe që të dyja ishin destinuar për përdoruesit e profilit të lartë të cilët mund të tregonin projektet e tyre dhe të ndërtonin një bazë ndjekësish.
Kompania tashmë është gati të lançojë Creator Fund për të paguar një grup të vogël influencerësh të cilët krijojnë përmbajtje në platformë. Fondi do të ofrojë 500 mijë dollarë në kesh dhe në të ardhmen më shumë përdorues do ti bashkohen këtij programi.
Në mënyrë të ngjashme TikTok është përpjekur të joshë influencerët përmes një mbështetje financiare prej 200 milionë dollarë. /PCWorld Albanian