Personat nën moshën 60 vjeçare nuk do të vaksinohen me AstraZeneca

Qytetarët e Maqedonisë nën moshën 60 vjeçe përfundimisht nuk do të vaksinohen me Astra&Zeneca. Autoritetet vendore vendosën të mbajnë këtë kufizim të pragut të moshës pas rekomandimeve të fundit të cilat Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) i dha mbi përdorimin e vaksinës.

Marketing

Sa i përket masave parandaluese tek ata të cilët e kanë pranuar dozën e parë me Astra&Zeneca, dhe ato janë qytetarë tanë të cilët janë vaksinuar në Serbi, nuk ka asnjëfarë rekomandimi për masa prandaluese përveç se të lajmërohen tek mjeku në qoftë se iu paraqitet ndonjë efekt anësor. Sa i përket rivaksinimit me dozën e dytë e cila duhet të jepet në periudhë prej 3 muajsh, tani për tani nuk ka qëndrim. Do t’i ndjekim rekomandimet e EMA-s dhe në periudhën e ardhshme do dalim me qëndrim”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Lidhur me furnizimin e vaksinave, kryeministri Zaev njoftoi se Qeveria planifikon të formojë shtab të posaçëm për transportim më efikas të vaksinave të porositura. Shtoi se deri në fund të prillit pritet të arrijnë më shumë se 300 mijë doza të vaksinave.

Presim gjatë gjithë muajit Prill të arrijnë vaksina dhe atë thamë se muajin prill presim ta mbyllim me më shumë se 300 mijë doza të vaksnave. Sasitë e para prej 651 mijë vaksina janë nga BE për Ballkanin perëndimor, ku për vendin tonë janë rreth 100 mijë të parapara. Me siguri 20-25 mijë do arrijnë javës që vjen. Presim porosinë e parë nga Pfizer, me të cilët kemi marrëveshje për 800 mijë vaksina. Presim porosinë e dytë nga Covax të cilën na e kanë garantuar për në prill. I presim edhe 200 mijë vaksina kineze, poashtu për në prill. Dhe poashtu presim nga Sputnik, 200 mijë. Bazuar në porositë presim në prill të arijnë rreth 300 mijë vaksina të jenë në vend”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

Vaksinimi i të moshuarve mbi 77 vjeç dhe i kategorive të rrezikuara në infrastrukturën shtetërore është duke vazhduar nëpër shtëpitë e shëndetit dhe në A1 arenën në Shkup. Deri më sot janë vaksinuar rreth 16 mijë qytetarë, ndërkaq rreth 140 mijë të tjerë kanë shprehur interesim për tu vaksinuar.

https://alsat.mk/personat-nen-moshen-60-vjecare-nuk-do-te-vaksinohen-me-astrazeneca/