Drejtori i Agjensionit për Punësim, Abdush Demiri, sot ka dhuruar plazmë ”Convalescente” për të sëmurët me Covid’19. Demiri gjithashtu bëri thirrje që të gjithë që janë shëruar nga ky virus të dhurojnë plazmën e gjakut.
Ja statusi i plotë
Duke patur parasysh nevojën e madhe për plazmë gjaku, sot vendosa që të dhurojë plazmë “convalescente” për të sëmurët me Covid 19. I inkurajoj të gjithë ata që janë shëruar nga ky virus, të mos hezitojnë dhe ta dhurojnë plazmën e gjakut në mënyrë që bashkarishtë ta tejkalojmë këtë sfidë.(NMK-Post)