LSDM: Qeveria nuk bën kompromis me krimin

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “VMRO-DPMNE është nervoze për shkak se ra poshtë përpjekja për ta fshehur faktin se Mickoski bëri përpjekje për ta sabotuar aksionin policor përmes zbulimit të informacioneve”.

Marketing

“Nëse Mickoski i cili është mbrojtës i krimit ka qenë i shqetësuar për sundimin e së drejtës në shtet siç thotë ai, të gjitha dëshmitë për këtë aksion është dashur t’i çoj në prokurori, por ai mbeti në anën e kriminelëve, duke publikuar informacione me qëllim që ta sabotojë aksionin policor”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre, një veprim i tyre rrezikon hetimin policor dhe këtë Mickoski e din.

“Qeveria e udhëheur nga LSDM nuk do të bëjë kompromis me krimin, ndërsa ai që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.