Marcus Rashford vazhdon të rritet si futbollist te Manchester United.
23-vjeçari shkëlqeu në fitoren 2-0 të “Djajve të Kuq” në Europa League ndaj Granadës.
Me golin kundër Granandës, ai kapi shifrën e 20 finalizimeve në të gjitha garat deri më tani këtë edicion.
Ai u bë vetëm futbollisti i katërt nga Premierliga që kap këtë shifër këtë edicion, Harry Kane (29 gola), Mo Salah (27) dhe Bruno Fernandes (23).
Rashford gjithashtu e ka barazuar rekordin 56-vjeçar të Manchester United të vendosur nga Sir Bobby Charlton.
Goli kundër Granadës të enjten në Europa League, ishte i teti këtë edicion në Evropë, përfshirë edhe kualifikimet.
Është hera e parë që e arrin këtë një futbollist anglez me fanellën e “Djajve të Kuq”, që kur e kishte vendosur këtë rekord Bobby Charlton më 1964/65.