Mblodhi donacione për qëllime humanitare, por i përdori për qëllime personale, paditet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar me iniciale B.D. nga Prilepi, është paditur nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Prilep, për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “mashtrim”.

Marketing

I denoncuari, me qëllim që të arrijë pasuri, gjatë periudhës 2015-2020, duke u paraqitur në mënyrë të rrejshme si përfaqësues i autorizuar i shoqatës nga Prilepi, në mënyrë personale ka parashtruar “kërkesa për donacion” te disa kompani dhe ndërmarrje publike.

“Si person i autorizuar i llogarisë së shoqatës, gjatë kësaj periudhe i ka tërhequr mjetet e donuara dhe i ka shfrytëzuar për qëllime personale. Përveç kësaj, në disa kërkesa për donacion, në vend të llogarisë së shoqatës, ka dhënë llogarinë transakcionale të bashkëshortes së tij dhe në këtë mënyrë, përveç mjeteve të lartpërmendura, në mënyrë të kundërligjshme ka fituar mjete parash të cilët me qëllim të donacioneve kanë kaluar në llogarinë e bashkëshortes së tij”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e MPB-së.