Zyrtare: Tifozët do të lejohen në Kampionatin Evropian

Kampionati Evropian “Euro 2020” do të luhet në prani të spektatorëve.

Marketing

UEFA ka bërë të ditur vendimin se tifozët do të rikthehen nëpër stadiume për ndeshjet e “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Sipas lajmit, tetë vendet anëtare që janë organizuese të Kampionatit, kanë siguruar se stadiumet e tyre do të mund të mirëpresin tifozët sipas rregullave.

Disa nga vendet pritëse kishin përfshirë EURO 2020 në hapjen e strategjisë së tyre kombëtare të rimëkëmbjes.

Për më tepër, në planifikimin e turneut përfundimtar “EURO 2020”, UEFA ka punuar ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të rritur nivelin e sigurisë.

Shën Petersburgu ka konfirmuar se ka kapacitet 50% në stadiumin e qytetit, Baku ka konfirmuar se ka 50% të kapacitetit në stadium.

Amsterdami, Bukureshti, Kopenhaga dhe Glasgow do të kenë 25% deri 33% të kapacitetit të tifozëve.

Londra ka konfirmuar një kapacitet minimal prej 25% të stadiumit që të jetë me tifozë.

Për tu konfirmuar, kanë mbetur qytetet e Munichut, Romës, Bilbaos dhe Dublinit, shkaku i shpërthimeve me COVID-19

https://twitter.com/EURO2020/status/1380540994119163909?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1380540994119163909%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button