Ambasada e Rusisë në Tiranë ka njoftuar shtetasit e saj se Shqipëria ka vendosur të heqë vizat për ta për sezonin turistik. Nga data 1 prill deri në 31 dhjetor 2021 cdo rus mund të vijë dhe të qëndrojë në Shqipëri 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore.
“Hiqen viza për turistët rusë.
Është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 214, dt. 25 Mars 2021, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë, për periudhën 1 prill – 31 dhjetor 2021.
Afati i lejuar i qëndrimit në vend është 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore, duke filluar nga data e hyrjes” thotë ambasada.