Rudina Dembacaj shtatzënë për herë të dytë? Ja detaji që ngriti dyshimet

Moderatorja Rudina Dembacaj përpiqet të jetë sa më aktive për ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe një veçori që e karakterizon është sinqertiteti.

Ajo publikon vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj në rrjete sociale momente nga përditshmeria e saj dhe fotoja e fundit që ajo publikoi ngjalli shumë dyshime në rrjet.

Dembacaj ka postuar dy foto në Instagram, ku shihet me barkun paska të rrumbullakosur. Kjo u ka mjaftuar fansave që të nisin menjëherë dyshimet për një shtatzani të mundshme.

Marketing

Image

“Je shtatzënë?”, e kanë pyetur ndjekësit, ndërkohë Rudina akoma nuk ju ka kthyer përgjigje dhe madje i ka fshirë këto komente.

Kujtojmë se Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

Më 1 janar, ajo na ka surprizuar të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar. sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.

Megjithatë, aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, ndërsa tashmë mban mbiemrin e Markut.