Dortmundi përmbys Stuttgartin, Haaland mbetet “thatë”!
Fitore me përmbysje 2-3 e Borussias së Dortmundit në fushën e Stuttgartit, me vendësit që u dorëzuan në pjesën e dytë.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Stuttgartit, falë golit të Kalajxhiqi.
Verdhezinjtë shënuan dy herë brena pak minutash në fillim të pjesës së dytë me talentin Bellingham dhe Marco Reus.
Barazimi 2-2, i sigluar nga Daniel Didavi, rezultoi i përkohshëm, pasi në të 80-tën Knauff ktheu epërsinë për Dortmundin, që qëndroi në fuqi deri në fund.