Nuk mungoi tensioni ndërmjet Messit dhe gjyqtarit ne ‘el Clasico’

Lionel Messi dhe Jesus Gil Manzano (gjyqtari që e zëvendësoi Antonio Mateu Lahozin që u lëndua në çastet e fundit para ‘el Clasicos’) kanë pasur një shkëmbim të nxehtë fjalësh – raporton El Mundo Deportivo.

Barcelona e humbi derbin e madh nga Real Madridi dhe padyshim se i tensionuar ka qenë superylli i Blaugranëve.

Duket se argjentinasit nuk i kishte pëlqyer edhe mënyra se si gjyqtari e kishte ndarë drejtësinë në derbin e madh të futbollit botëror.

Marketing

“Fol mirë, arbitër, me respekt!”, citohet t’i ketë thënë Messi gjyqtarit në njërin prej debateve mes tyre.

Momenti më i përfolur i ‘el Clasicos’ ishte kërkimpenalltia e Blaugranëve pas tërheqjes së dyshimtë që i bëri Ferland Mendy sulmuesit Martin Braithwaite.