Skuadra e njohur “kërcënon” me largim nga garat, e pakënaqur me referimin

KF Istogu është e pakënaqur me referimin që i është bërë në Ligën e Parë dhe në Kupën e Kosovës.

Skuadra ka treguar dëmtimet që i janë bërë gjatë javëve të kampionatit.

Istogu ka paralajmëruar tërheqjen nga garat nëse nuk reflektohet në të mirë.

Marketing

Ky është njoftimi i tyre:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

FC ‘Istogu’ përmes kësaj komunikate shpreh mos kënaqësinë dhe zhgënjimin e madh me ndarjen e drejtësisë në fushë nga ana e disa gjyqtarëve, ku ne si klub jemi dëmtuar mjaft rëndë në disa ndeshje.Si pasojë e gabimeve të mëdha të gjyqtarëve tashmë jemi shumë larg objektivave tona dhe jemi shumë të dëshpëruar që puna jonë e madhe e bërë në këtë sezon dhe kontributi i madh i futbollistëve tash po na ndalet në gjysmë nga padrejtësitë e disa gjyqtarëve. Ju kujtojmë ndeshjet në të cilat është dëmtuar FC ‘Istogu’ nga gjyqtarët, ku gabimet e tyre të mëdha kanë ndikuar direkt në rezultatet përfundimtare të këtyre ndeshjeve:Java 2: Istogu – Vushtrria 0:0 (Mos akordimi i dy penalltive klasike për Istogun, gjyqtar kryesor i ndeshjes ishte Flamur Nagavci)Java 13: Drenasi – Istogu 0:0 ( Minuta e ’40 kur lojtari i Drenasit ishte pa top dhe godet qëllimisht në mënyrë brutale lojtarin e Istogut në sy të gjyqtarit, karton i kuq direkt pas asnjë mëdyshje duhej të ishte, por gjyqtari Valon Bajgora e ndëshkon vetëm me karton të verdhë).Java 15: Onix – Istogu 2:1 (Në minutën e ’16 mbrojtësi i Onixit ndërhyn me dy këmbë në mënyrë brutale në lojtarin e Istogut, ndërsa gjyqtari kryesor Mentor Ajeti e ndëshkon vetëm me karton të verdhë, ani pse në atë rast duhej patjetër të ndëshkohej me karton të kuq. Më pas në minutën e ’27 gjyqtari kryesor Mentor Ajeti akordon penallti ‘dashurie’ për Onixin).Java 17: Dukagjini – Istogu 1:0 ( Dukagjini shënon gol të parregullt, ishte minuta e ’49 kur lojtari vendas pranon topin me dorë e më pas shënon golin e fitores, në këtë ndeshje gjyqtarë kryesor ishte Shpëtim Murtezi).Java 22: Dukagjini – Istogu 1:0 ( Në minutën e ’60 lojtari vendas Jashanica bënë ndërhyrje brutale në lojtarin e Istogut, së paku duhej të sanksionohej me karton të verdhë, i njëjti lojtarë kishte edhe një karton të verdhë më herët dhe kështu duhej të ndëshkohej me karton të kuq. Më pas në minutën e ’75 gjyqtari kryesor Tefik Maloku akordon penallti qesharake për Dukagjinin, ishte sulmuesi i Dukagjinit që ja tërhjek këmbën mbrojtësit të Istogut dhe më pas rrëzohet, e për çudi të të gjithë’ve gjyqtari akordon penallti, ku nga penalltia Dukagjini shënon golin e fitores).Jemi tepër të zhgënjyer me shoqatën e gjyqtarëve, përkatësisht me komisionet për delegimin e gjyqtarëve. Në të gjitha këto ndeshje që jemi dëmtuar, asnjëri gjyqtarë nuk është notuar me notë të dobët, përkundrazi në disa raste këta gjyqtarë vetëm janë avansuar, dhe në javët e ardhshme janë deleguar në Superligë.Gjyqtari kryesor Shpëtim Murtezi të shtunën në ndeshjen, Dukagjini – Istogu, ishte figura kyqe e ndeshjes, duke i’a dhuruar fitoren vendasve pasi e pranoi një gol të parregullt. Pra vendimi i tij ka ndikuar direkt në rezultat.Mënjëherë në mesjavën e ardhshme, pra në ditën e mërkurë është deleguar në derbin e Superligës, Gjilani – Drita.Para një muaji kemi parë edhe shqetësimin nga ana e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë, ku edhe ata kishin dyshimet e tyre se po bëhen padrejtësi të mëdha në Ligën e Parë karshi disa ekipeve. Pra ndarja e drejtësisë në Ligën e Parë nuk është shqetësim vetëm i joni si klub, por edhe klubet tjera që kanë pretendime për Superligë e kanë të njëjtin shqetësim sikur ne. Këtu diçka nuk është në rregull, dhe këtë e dijnë më së miri komisionet për delegimin e gjyqtarëve.Nëse vazhdon me këtë ecuri kampionati më këto padrejtësi të mëdha që po bëhen nga gjyqtarët dhe nga komisionet e delegimit me qëllime të caktuara atëherë ne si klub do ta shqyrtojmë seriozisht mundësinë e tërhjekjes nga garat.Istog, 11 Prill 2021Kryesia e FC ‘Istogu’.