Kryemadhi në Kavajë: Bota nuk rrotullohet rreth Ramës, Bashës apo Metës, të ndalojmë shpopullimin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë në Kavajë, ku ka zhvilluar një takim për fushatën elektorale.

Kryemadhi theksoi se era e ndryshimit do të nisë nga Kavaja, duke shtuar se bota nuk rrotullohet rreth Ramës, Bashës apo Metës. Ajo shton se duhet ndaluar shpopullimi i Shqipërisë.

Marketing

Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

Mirëmbrëma djem dhe vajza të reja të Kavajës! Mirëmbrëma motra dhe vëllezër, mirëmbrëma prindër të Kavajës! Mirëmbrëma të gjithëve që jeni këtu dhe na dëgjoni sot! Ky është një emocion i jashtëzakonshëm, sepse që në orët e para të mëngjesit, edhe pse lodhja fizike bën punën e vet, edhe pse vitet bëjnë punën e tyre, por emocionet e të rinjve që në orët e para të mëngjesit, janë ato që të motivojnë, janë ato që të nxisin të ecësh përpara, janë ato që të bëjnë të mos tërhiqesh nga asnjë vështirësi. Janë ato të cilat i japin motivin një nëne për të luftuar deri në fund për fëmijët e saj.

Sot të gjithë përballemi me vështirësi. E tha pak Eriona më përpara. Sot të gjithë kemi vështirësi dhe vështirësia më e madhe që kemi përballë njëri tjetrit është ekzistenca. Ekzistenca e familjes shqiptare, ekzistenca e prindërve tanë, ekzistenca e fëmijëve tanë, ekzistenca nëse ne do të jetojmë më apo ajo në vendin tonë. Kjo është dilema që vendosen sot me qindra dhe mijëra të rinj e të reja. Kjo është dilema që vendos përpara intelektualët, kjo është dilema që vendos përpara Bakiun, kjo është dilema që vendos Erionën, kjo  është dilema për qindra dhe mijëra të rinj e të reja, të cilët duan të ikin nga Shqipëria. Sepse politika, ajo politikë e vjetër, që në thelb të saj ka vetëm interesin, ka vetëm të qënurit një, ka vetëm të qënurit që bota rrotullohet rreth tyre, nuk duhet të ekzistojë më. Bota rrotullohet rreth fëmijëve tanë, bota rrotullohet rreth djemve dhe vajzave shqiptare. Bota nuk rrotullohet as rreth Edi Ramës, as rreth ilir Metës, as rreth Lulzim Bashës. Bota rrotullohet rreth njerëzve, rreth shqiptarëve, rreth rinisë shqiptare.

Sot emocionet kanë qenë të jashtëzakonshme, që nga Kombinati, më pas në takime të tjera në Divjakë, në Fier. Edhe rruga që erdha këtu për hir të së vërtetës ishte një rrugë e jashtëzakonshme, me qindra makina të cilat kishin dalë për të më pritur. Dhe ky emocion bëhet akoma më i fortë kur shikoj gra, vajza në Kavajë, që kanë ardhur sot për të më mbështetur. Ju jam shumë mirënjohëse. Të gjitha sfidat e mia do të ishin të pamundura, pa pasur shoqet e mia në krah. Pa pasur gratë, nënat, vajzat tona, të cilat na ndihmojnë, na mbështesin dhe na japin kurajo për të ecur përpara. Ju përulem në gjunjë për forcën që ju keni, për të dalë mbi sfidat, mbi problemet tuaja familjare.

Të flasësh sot për Rilindjen në ikje, me thënë të drejtën do duhen ditë të gjata. Të flasim sot për problemet që ata shkaktojnë në familjen shqiptare përsëri do duhen javë të tëra. Të flasim për grabitjen që u kanë bërë shqiptarëve dhe familjeve të Kavajës përsëri do duhen ditë, javë e muaj të tërë. Por ajo që është më e rëndësishmja sot është që ne nuk do të kthejmë më kokën pas. Por do të ecim përpara për hir të të rinjve dhe të rejave. Për hir të shqiptarëve. Sepse një nga gjërat më të rëndësishme sot për ne është familja. Është të qëndruarit në Shqipëri.

Është të ndalojmë shpopullimin, ti japim forcë dhe kurajo njëri tjetrit  për të ecur përpara dhe për të sjellë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Shqipëri. Për ti kthyer nga migrimi dhe për të pasur një jetë të vërtetë evropiane dhe dinjitoze në Shqipëri. Unë do ju ftoja që në 25 prill të drejtoheshit të gjithë në kutitë e votimit duke votuar numrin 6. Duke votuar numrin 6 ju do të votoni për veten tuaj. Duke votuar numrin 6 do të votoni këtë ndryshim të cilin mezi e kemi pritur dhe ndryshimi nuk është thjesht fjala ndryshim. Ndryshimi është fundi i tranzicionit, është fundi i këtij tranzicioni të kalbur që po i merr shpirtin shqiptarëve çdo ditë dhe më shumë. Ashtu si demokracia filloi këtu në Kavajë, lë të fillojë era e ndryshimit në Kavajë, le të fillojë përmbysja në Kavajë.

Le të fillojë fillimi i asaj gjëje për të cilën kanë aspiruar të rinjtë dhe të rejat. Integrimin evropian, për të qenë qytetarë të denjë të Europës dhe jo për të qenë njerëz të shkelur me këmbë nga një njëri në ikje. I jam shumë mirënjohëse Cim Prrojt, që asnjëherë nuk pati ndjenjën e zbutjes në luftën ndaj tyre. I jam mirënjohëse për çdo angazhim të tij. Të jam mirënjohëse Çim që nuk u stepe asnjëherë por përkundrazi na dhe edhe ne forcë dhe kurajo, na dhe zemër, sepse kjo është LSI. LSI është një familje që e duam njëri tjetrin, i japim dorën njëri tjetrit dhe qëndrojmë të gjithë bashkë. Kjo është LSI, partia e vlerave, partia e fjalës së mbajtur, partia që u qëndron angazhimeve të saj deri në fund dhe për këtë unë ju ftoj të votoni LSI, votoni numrin 6, votoni për djemtë dhe vajzat tuaja.