BIK-u në aksion para fillimit të Ramazanit, pastrohet Samadrexha

Bashkësia Islame në komunën e Vushtrrisë, ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e fshatrave e edhe qytetit në prag të fillimit të muajit të Ramazanit.

Kreu lokal, Shemsi Rrahimi, thotë se e kanë ndërmend që po ashtu të mbjellin 68 mijë fidane, në simbolizim të numrit të banorëve të këtij qyteti.

Sipas tij të gjitha fshatrat janë treguar të gatshme për bashkëpunim.

Marketing

Ndërkaq për shkak të masave të pandemisë, këta kanë bërë thirrje që vullnetarët të ndahen në grupe.

Edhe banorët thonë të jenë të kënaqur që po bëhen pjesë e kësaj nisme, që po planifikohet të vazhdoj edhe në muajt tjerë.