Mjaft interesante për garën e mbijetesës ishte edhe përballja mes Kolnit dhe Mainzit, që u mbyll me fitoren 2:3 të miqve.
Boetius zhbllokoi takimin në minutën e 11-të, por vendësit kthyen ekuilibrat në rezultat në fundit e fraksionit hapës me Dudan, që ezekutoi saktësisht një 11-metërsh.
Skhiri kaloi në epërsi Kolnin në të 61-tën, por vetëm pak minuta më vonë Mainzi barazoi me Onisiwo dhe në minutën e parë shtesë gjeti edhe golin e fitores me Barreiron.
Tri pikë të vyera për Mainzin, që largohet jo vetëm nga zona e rënies direkt, por edhe nga vendi i 16-të, që luan në play off.