Gjilani ka 748 raste aktive me coronavirus

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ndërsa u bë e ditur se aktualisht 101 qytetarë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm, 76 prej të cilëve me oksigjeno-terapi, derisa 748 raste janë aktive.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismaili ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Marketing

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19012 mostra, 5729 kanë rezultuar pozitivë, 4848 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 748 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 101 persona dhe 68 mostra në pritje për rezultat.