Turqi, sekuestrohen rreth 520 artefakte historike

Të paktën 523 objekte të epokës romake u sekuestruan në juglindje të Turqisë, ndërsa një i dyshuar u arrestua, njoftuan burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Si rezultat i përpjekjeve të inteligjencës së ekipeve të xhandarmërisë në provincën Şanlıurfa dhe departamentit të krimit të organizuar, artefaktet historike u zbuluan në një vend pune në qarkun Viranşehir, tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për mediat.

Ekipet e krimit të organizuar filluan operacionin për sekuestrimin e 473 monedhave të periudhës romake, 15 unaza, një statujë, byzylyk dhe majë shigjetash, si dhe 32 objekte historike, shtoi burimi.

Marketing

Gjatë operacionit u arrestua i dyshuari i cili u identifikua me inicialet S.P.



.. .