RMV/ Fillloi vaksinimi i gazetarëve dhe punonjësve mediatik

Erdhi rradha edhe e gazetarëve dhe punonjësve mediatik për të marrur vaksinën kundër Covid 19. Në sallën Boris Trajkovski po bëhet vaksinimi i 631 personave të cilët punojnë nëpër mediat e vendit. Në rrethin e parë kanë prioritet personat mbi 40 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Marketing

Punonjësit mediatik u vaksinuan me vaksinën Sputnik V. Pjesë e këtij imunizimi ishin edhe gazetarët dhe të punësiuarit e RTVM-së, të cilët pas marrjes së vaksinës thanë se po ndihen mirë. Ata apelojnë që të gjithë të marrin vaksinën dhe kështu të kontribojnë në luftën kundër pandemisë.

“E përfunduam vaksinimin. Ishte mëse e domosdoshme që edhe ne gazetarët të vaksinohemi, sepse një pandemi që po merr shumë jetë njerëzish i vë në rrezik vazhdimisht kolegët gazetar, pasi ne përballemi me kontakte të vazhdueshme. Këtu procedura ishte gjithçka ka në rregull sipas një protokolli të caktuar. Ajo ishte e ngjajshme me të gjitha vaksinat që e kemi marrë edhe në të kaluarën.”, tha Naim Sinani, gazetar.

“E kemi bërë një luftë të madhe që gazetarët të hyjnë në listën e parë të atyre që do të vaksinoheshiun dhe do tu bëja apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, jo për të mbrojtur vetëm veten, por për të mbrojtur edhe më të dashurit tanë rreth e qark që më në fund kësaj pandemie të vijë fundi dhe të vjen një ditë që do ti përqafojmë të dashurit tanë.”, tha Migena Gorenca, gazetare.

“E pranova vaksinën. Me kënaqësi kam pritur që të më vije rradha për tu vaksinuar. Me njerëzit me të cilët kam kontakt vazhdimisht ju them se shpëtimi është të vaksinat. Ndjeki rekomandimet shëndetsore dhe me të vërtetë të gjitha rekomandimet e punonjësve shëndetsor janë që vaksina është zgjidhja e vetme.”, tha Biljana Janakievska, gazetare.

“Apeloj deri te të gjithë që janë në gjendje të vijnë, të vaksinohen, për shkak se vaksinimi është mënyra e vetme për ta ndalur pandeminë. Sidomos për ne gazetarët, pasi ne jemi po aq të ekspozuar sa punonjësit shëndetsor. Por jo vetëm ajo, ka ardhur koha që punonjësit shëndetsor të pushojnë pak.”, tha Filjana Koka, gazetare.

“Absolutisht nuk kisha dilemë se a të aksinohem apo jo. Madje mezi që sprisja. Ja u vaksinova. Uroj që të gjithë gazetarët, kolegët e mi pa marrë mparasysh se a janë montazher apo regji e kështu me rradhë të vaksinohen ngase unë tani ndjehem shumë me e sigurtë.”, tha Sevdije Metaj, gazetare.

Nga ShGM dhe SPGPM vlerësojnë pozitivisht aksionin e vaksiniit. Sipas tyre gjithëka shkoi mirë dhe nuk kishte ndonjë parregullësi. Vlerësojnë se dobi nga vaksinimi nuk do të kenë vetëm punonjësit mediatik, por edhe njerëzit me të cilët gazetarët janë vazhdimisht në kontakt të drejtëpërdrejtë.

“Kjo strategji e vaksinimit të këtij grupi të të punësuarve mendoj se jep rezultate të mira, sidomos nëpër media ku vazhdimisht gravitojnë shumë persona, si të punësuarit, por edhe mysafirët që vijnë në emisione nëpër media.”, tha Mlladen Çadikovski nga SHGM.

“Profesioni i gazetarisë është një ndër profesionet që janë në kontakt me njerëzit. Kemi pasur shumë kolegë që janë infektuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe shumë raste të vdekjes. Edhe sot kemi kolegë që janë të hospitalizuar, që janë në izolim shtëpiak.”, tha Tamara Grnçarovska nga SPGPM.

Personat që aplikuan në thirrjen e parë, dhe të cilët nuk i plotësuan kushtet për këtë fazë të vaksinimit, si dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e tjerë mediatik që janë të interesuar, do të merren parasysh në rrethin tjetër të vaksinimit që pritet të jetë së shpejti. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që aplikuan pas skadimit të afatit të aplikimit në këtë fazë të vaksinimit.