Detaje të reja nga ekzekutimi i gazetarit grek/ Hetuesit: Autorët dyshohet se janë banorë të Athinës, sepse…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i gazetarit grek të kronikës, George Karaivaz. Hetuesit që kanë marrë përsipër zbardhjen e ngjarjes së rëndë kanë dalë në përfundimin se dy ekzekutuesit janë shtetas grekë.

Po ashtu hetuesit thonë se bazuar në mënyrën se si vepron personi i armatosur, nuk është hera e parë që ai ekzekuton një person. Qetësia dhe mënyra se si e ndoqën shënjestrën tregon se janë vrasës me përvojë dhe jo fillestarë.

Ndërsa orët kalojnë dhe referimi i të dhënave nga aeroportet, hotelet, kompanitë e makinave me qira, airbnb, nuk ka sjell rezultate, aq më i fortë bëhet versioni se vrasësit nuk kanë ardhur nga jashtë, por janë vendas të Athinës.

Marketing

Mediat greke shkruajnë se dyshimet që ata mund të jenë banorë të Athinës lindën pasi asnjë gjurmë nuk është gjetur nga skuteri që ata përdorën për ekzekutim. Po ashtu dyshohet se ata nuk përdorën një makinë pasi nuk donin të rrezikonin të linin pas një “thesar” të të dhënave me gjurmë të përdorshme të ADN-së.