OKB vazhdon dërgimin e ndihmave humanitare në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dërgoi 36 maunë me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Mjetet me ndihma kaluan në Idlib përmes portës kufitare Cilvegözü në provincën jugore Hatay të Turqisë.

Ndihma do të shpërndahet midis njerëzve në nevojë në Idlib dhe zonat përreth tij.

Marketing

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al​​​​​​​ Assad-it shtypi protestuesit pro-demokracisë.

Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milion janë zhvendosur, sipas vlerësimeve të OKB-së.



. .