Kovid RMV/ Në repartet infektive po trajtohen 1768 pacientë

Gjithsej 1768 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus po trajtohen në repartet për sëmundje infektive në Shkup dhe në spitalet në qytete të tjera, ndërsa ka rreth 300 shtretër spitalorë të zbrazët, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit, 76 pacientë të rinj u shtruan në spital në Kovid qendrat në Shkup për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej 725 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po trajtohen në pavijonet e sëmundjeve infektive në kryeqytet. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit. Nga ministria e shëndetësisë gjithashtu njoftojnë se të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

Marketing