16:35 | 13 Prill 2021
16:35 | 13 Prill 2021
Sulmuesi i Milanit, Mario Mandzukic, ka mundësi të ‘artë’ për të dëshmuar veten e tij me gjigantin e Italisë.
AC Milan do të luajë ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Genoas të dielën dhe në këtë ndeshje nuk do të luajë ylli Zlatan Ibrahimovic, raporton lajmi.net.
Ky i fundit, është dënuar për arsye që mori karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Parmas, ai madje është dënuar edhe me gjobë.
Kishte pritje të mëdha për ish-përfaqësuesin e Kroacisë kur ai mbërriti në janar, por koha e tij në fushë ishte e kufizuar për shkak të problemeve me lëndime.
Ish sulmuesi i Juventusit është përsëri në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli dhe ai duhet të bindë menaxherët te Rossonerët që të rinovojnë kontratën e tij gjatë tetë ndeshjeve të mbetura.
Sulmuesi ka luajtur katër ndeshje të Ligës që nga kthimi i tij në Serie A dhe ende nuk ka shënuar në pesë paraqitjet e tij zyrtare për Rossonerët./Lajmi.net/