ISHP: Ulje e rasteve të reja, por rritje e viktimave nga Covid-19 për një javë

ISHP-ja duke bërë publike Raportin Javor për periudhën 05 deri 11 Prill njofton se janë kryer 27.329 testime apo për 4.5% më shumë se java paraprake.

Marketing

Janë regjistruar 6.867 raste të reja pozitive në 35 qytete me rënie prej 13.4% nga java e kaluar.

Pjesa më e madhe e rasteve të reja regjistrohen në Shkup – 2857 apo 41.6% me incidencë javore 462.6 në 100 mijë banorë.

Regjistrohen të sëmurë nga të gjitha grupmoshat, kurse më së shumti është prekur grupmosha mbi 60 vjec apo 30.7%,

Si të shëruar janë evidentuar 6.112 pacientë që kanë qenë të shtruar nëpër spitale apo në mjekim shtëpiak. Numri I të shëruarve rritet për 25.7% në krahasim me javën e kaluar.

Gjatë periudhës nga 05 deri më 11 Prill janë shënuar 276 raste të vdekjeve nga 29 qytete, apo për 6.2% më shumë se java paraprake. Pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë mbi 60 vjec apo 238 prej tyre. /

Marketing