Franca po pezullon të gjitha fluturimet me Brazilin, i prekur veçanërisht keq nga kriza e COVID-19, njoftoi sot kryeministri francez Jean Castex në Asamblenë Kombëtare.
“Ne e kuptojmë që situata po përkeqësohet dhe kemi vendosur të pezullojmë të gjitha fluturimet midis Brazilit dhe Francës, derisa në një vendim të ri”, sqaroi Castex, raporton ATSh
Që nga fillimi i pandemisë, Brazili ka regjistruar mbi 13,5 milionë raste COVID-19 dhe 355 000 vdekje të lidhura me të.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, duke e bërë atë shtetin e tretë me shifrat COVID-19 më të këqija në botë, pas SHBA-së dhe Indisë.