23:00 | 13 Prill 2021
23:00 | 13 Prill 2021
Pas 8 viteve, Chelsea arrin që të kualifikohet në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Porton me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Edhe pse ndeshja e dytë çerekfinale mes Chelsea dhe Portos përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të Portos, mirëpo në fund skuadra nga Londra arriti kualifikimin, shkruan lajmi.net.
Në përgjithësi, Porto pati dominim të topit dhe shënoi golin në përfundimin e ndeshje përmes M.Taremi.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel, kualifikohet në gjysëmfinale pasi nuk arriti një gjë të tillë në 8 vitet e fundit.
Gjysëmfinalisti i parë i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve është Chelsea dhe po pret fituesin nga takimi Liverpool-Real Madrid për t’u njohur me kundërshtarin./Lajmi.net/