Pas Malësisë së Tetovës , një tjetër aksion për asfaltimin e rrugëve do të fillojë në një zonë tjetër shqiptare, kësaj radhe në Dibër. Kjo është konfirmuar nga drejtori i NP Rrugët e Maqedonisë së Veriut Bekim Memeti.
Me këtë rast Memeti tha se javën tjetër fillon rruga tranzit në Dibër. Kreu i NP Rrugët e Maqedonisë së Veriut theksoi se janë bërë tashmë të gjitha përgatitjet e duhura që javën tjetër të fillojë ky aksion për asfaltimin e rrugëve në Dibër.