Zv/ministri i kulturës Sulejmani, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në RMV Fatos Reka

Zv.Ministri i Kulturës Sedat Sulejmani së bashku me Ministren Irena Stefoska, kanë pritur në takim ambasadorin e shqipërisë në Shkup z.Fatos Reka, Siç bën të ditur Sulejmani, në takim është biseduar për bashkëpunimin mes dy Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë,.
Ja statusi i plotë.

Marketing

Bashkë me ministren Irena Stefoska pritëm në takim Ambasadorin e Shqipërise në Shkup, z.Fatos Reka. Kornizë e bisedës sonë ishte bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i planit shumëpalësh përmes projektit afatgjatë ′′ Biosfera Ndërkufitare Rezerve Ohër-Prespë ′′ dhe përfshirjen në nismën e përbashkët të UNESCO-s dhe BE-së: ′′ Drejt forcimit të menaxhimit të përbashkët ndërkufitar natyror dhe trashëgimisë kulturore të Rajonit të Ohrit “. Gjithashtu, e theksuam edhe rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për menaxhimin dhe mbrojtjen e rajonit Ohër-Strugë, përmes krijimit të Planit të Veprimit për menaxhimin e ndërsjellë mes dy shteteve.

Poashtu, me z.Reka biseduam edhe për marrëdheniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, sidomos në sferën e kulturës. Së fundmi, z.Reka në emër të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut e falenderova për angazhimin e tij në vend.