Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të punojë me përkushtim dhe fortë në proceset e reformave në arsimin fillor që do të zbatohen me vendosjen e konceptit të ri në klasën e parë dhe të katërt nga shtatori i këtij viti. Për atë qëllim, tashmë janë publikuar shpalljet për përpunimin e materialeve për mësim dhe për ilustrimet e artit, përkatësisht dizajn të grafikës për përpunimin e ilustrimeve për fëmijë, me çka praktikisht fillon përgatitja e materialeve nga të cilat do të mësojnë nxënësit e klasave të para nga viti shkollor 2021/2022.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, si bartës të procesit, presin dhe ftojnë në shpalljet të paraqiten praktikues me përvojë të cilët do të ofrojnë materiale krijuese dhe ilustrime të përshtatshme të moshës së nxënësve dhe kërkesat për arritjen e rezultateve nga mësimi të përcaktuar në secilën temë nga programet mësimore.
Të gjitha përmbajtjet në materialet për mësim duhet të bazohen në njohuri moderne, të bazuara shkencërisht dhe krijime relevante, ndërsa të gjithë shembujt dhe aktivitetet të jenë të krijuara në mënyrë të jenë interesante për nxënësit dhe të jenë në relacion me përvojat e tyre. Gjithashtu, ilustruesit e artit / dizajni i grafikës duhet të bashkëpunojnë me ekipet e autorëve që do të punojnë në përgatitjen e materialeve mësimore, me të cilën do të mundësohet vizualizimi cilësor të tyre, gjë që është e rëndësishme për nxënësit e klasave të para.
Materialet mësimore me përmbajtje tekstuale dhe vizuale duhet të mundësojnë zotërimin e aftësive themelore në lëndët mësimore individuale. Qëllimi kryesor i konceptimit të ri është nxënësit të jenë në fokusin e arsimit, përkatësisht përmes mësimit kualitativ tek fëmijët të zhvillohet mendimi kritik, kreativiteti dhe vlerat qytetare.
Materialet mësimore përgatiten në përputhje me programet mësimore për klasën e parë, të cilat janë të harmonizuara me Konceptin për arsimin fillor dhe me të gjitha strategjitë dhe qasjet e mësimit dhe të mësuarit që do të promovohen me atë.
Shpallja për autorë / ekipet e autorëve mund ta shikoni në linkun vijues, përderisa shpalljen për ilustrime / dizajn të grafikës këtu.