Avokati i Popullit: Nuk realizohet e drejta për ndihmë dhe kujdes

Një numër i madh i qytetarëve, kryesisht nga Qyteti i Shkupit nuk mund të realizojnë të drejtën e tyre të garantuar me Ligj gjëgjësisht kompenzimin për Realizimin e të drejtës për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër, njoftojnë nga Zyra e Avokatit të popullit. Nga Qendrat për punë sociale nuk iu pranohen dokumentacionet pa mendimin e 3 mjekëve specialist të cilët janë të pakapshëm përshkak të angazhimit të tyre në ballafaqimin me situatën e krijuar nga COVID 19.

Marketing

“Shërbimet rajonale të Qendrës për punë sociale në Shkup, nuk i kanë pranuar kërkesat e qytetarëve pasi të njejtit nuk kanë dorëzuar edhe mendim nga Komisoni i mjekëve. Ata këtë mendim nga tre mjek specialist të Komisonit nuk kanë mundur ta sigurojnë sepse mjekët amë nuk kanë mundur që përmes sitemit termini im të caktojnë kontrollë tek specialistët pranë Komisonit.”, tha Dragi Cellevski, këshilltarë shtetërorë i Avokati i Popullit.

Nga zyra e avokatit të popullit njoftojnë se për këtë problem kanë njoftuar Qendrën për punë sociale në Shkup e cila e ka për obligim ti inforomojë të gjitha shërbimet e rajonale se janë të obliguar ti pranojnë kërkesat dhe nuk guzojnë ti kthejnë qytetarët. Referohet nevoja që Qeveria së bashku me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe Ministrinë e shëndetësisë pjesë e së cilës janë Komisoniet të ndërmarin veprime konkrete.